Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se do të nisë fushata për vaksinimin me detyrim.
Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, Manastirliu theksoi se grupet më të rrezikuara nga marrja e infeksionit, si stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët janë të detyruar të marrin vaksinën kundër Covid19. Këto grupet do duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator, ndryshe do të jenë të detyruara ta bëjnë një gjë të tillë.
Ministrja theksoi se ky vendim është marrë pasi situata në vend është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa këto tre kategori janë edhe më të rrezikuarat për të marrë infeksionin.
“Shifrat e ditëve të fundit në rajon janë të dhimbshme. Varianti Delta po vërteton përditë se ky është një variant me infuktueshmëri më të lartë. Në Angli shifrat janë sot 26 herë më të larta se një vit më parë në këtë periudhë. Nuk ka tani asnjë dyshim se vala e re e Covid ka mbërritur më herët se vjeshta. Në Infektiv janë rreth 100 të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, mjekët më kanë raportuar se numri i të pavaksinuarve është 95% e totalit të të shtruarve. Përqindja e ulët e të vaksinuarve që preken është më e mbrojtur nga përkeqësimi. Neglizhenca e vaksinës deri pak javë më parë mund të ishin reagime të kuptueshme. Sot qasjet indiferente ndaj thirrjes për t’u vaksinuar janë thjeshtë të papranueshme. Sot në Shqipëri mosvaksinimi bëhet një pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re. Mbi 625 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot me dy doza. Mbi 800 mijë kanë marrë të paktën një dozë. Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ndodhet sot në një situatë më të kontrolluar krahasuar e vendet e rajonit. Arsyeja e parë është shpejtësia në fushatën e vaksinimit. Ndaj shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim planin për kalimin në një fushatë tjetër ku detyrimi për të bërë vaksinën i kategorive të caktuara do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve”, deklaroi ministrja.
-
Nga 4 janari, në Shqipëri me certifikatë vaksinimi ose test PCR në punë
-
Shqipëria nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID
-
Shqipëri: Miratohet dhënia e dozës së tretë, mundësi vaksinimi edhe për fëmijët nga 12 vjeç
-
Deputetët e Shqipërisë detyrohen të vaksinohen
-
93 për qind e të hospitalizuarve me COVID-19 të pavaksinuar