Parlamenti i Shqipërisë të enjten ka vendosur që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë deputetët.
Taulant Balla nga Partia Socialiste ka thënë se liderët e të gjitha grupeve parlamentare janë pajtuar që ta bëjnë obligim një gjë të tillë dhe që sa më shumë komisionet parlamentare të mbahen online, raporton AP.
Vaksinimi tashmë është obligativ për personelin mjekësor, mësimdhënësit, profesorët dhe studentët. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se një valë infeksioni mund të vijë me fillimin e vitit shkollor javën e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia e bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60 vjeç
-
Pas 30 shtatorit fillon vaksinimi me detyrim për tre kategori në Shqipëri
-
Universitetet në SHBA do t’ua bëjnë obligativ studentëve vaksinimin kundër COVID-19
-
Nga sot në Austri është i detyrueshëm vaksinimi anti-COVID
-
Austria ua bën të obligueshme të rriturve vaksinën anti-COVID