Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt sërish ka ngritur akuza ndaj ish- qeverisjes së kaluar për punësimet në arsim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kësaj here kritikat janë drejtuar në adresë të partnerit qeverisës aktual, AAK-së, e cila në qeverisjen e LDK-së ka udhëhequr me sektorin e arsimit.
Brenda tre muajve të fundvitit janë punësuar prej më shumë se 100 mësimdhënës me rekomandime pa ndonjë procedurë të konkurseve.
Madje, sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt, shumica prej këtyre mësimdhënësve nuk kanë fare kontrata të nënshkruara, andaj punësimi i tyre është bërë për një afat të pacaktuar me mbishkrime deri në hapjen e konkurseve.
Bashkim Hyseni, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se pas marrjes së detyrës së re ka gjetur mbi 100 mësimdhënës e zyrtarë administrativë në sektorin e arsimit me rekomandime pa ndonjë procedurë të konkursit, andaj paralajmëron se brenda një të ardhmeje të afërt do të shpallen konkurset e rregullta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
LDK: Në Ferizaj, Komuna punëson mësimdhënës mbi baza politike
-
MASHTI e komunat fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin në punësimin e 300 asistentëve në shkolla
-
Ferizajt iu morën sivjet 3 mln euro, detyrime nga kontratat kolektive për mësimdhënës
-
Drejtorët e shkollave në Ferizaj kritikojnë rregulloren e re të komunës
-
Komunat duan zëvendësim të shpejtë të mësimdhënësve të prekur me COVID