Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është unik sa i përket dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusit për këtë proces, pjesë e të cilit shpreson se do të jenë shumica e partive opozitare.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se për AAK-në është jetike që të ketë një konsensus politik jo vetëm për udhëheqësin e bisedimeve, por edhe për platformën dhe për strategjinë, ose qasjen që do ta ketë Kosova në këtë proces.
Sa i përket funksionit të Kuvendit, Nitaj ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk do ta ketë problem çështjen e numrave dhe fuqisë për të vepruar.
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Roli i Aleancës shihet çelës për zhbllokimin e ngërçit politik
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Njohësit: Mungesa e unitetit e ka dobësuar opozitën dhe e ka forcuar Vetëvendosjen