Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë një veture dhe autobusit të klubit serb të basketbollit Partizani, të dyja me targa BG.
Sipas një njoftimi nga policia, në pikëkalimin kufitar Jarinje rreth orës 11:40, një zyrtari serb i është ndaluar hyrja me veturën e tipit Audi pasi nuk kishte leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa autobusit të Partizanit i ishte ndaluar hyrja për shkak se s’kishte leje nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë”, ka thënë Policia.
Më herët gjatë ditës u paralajmërua se basketbollistët e Partizanit do t’i bashkoheshin protestave të vazhdueshme në veri kundër taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
-
Kthehet mbrapsht autobusi me serbë që synonte veriun për të protestuar
-
I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë, që prezantoi dokumente false në kufi
-
Nuk do të lejohet në kufi transporti i organizuar i votuesve pa u pajisur paraprakisht me leje
-
Serbia i mohon akuzat për ndalimin e autobusëve nga Kosova: Pretendime të pabazuara
-
Ndalohet një shtetas i Kosovës që hyri ilegalisht nga Serbia