PDK-ja ende nuk u ka dërguar ftesa partive politike për tryezën e radhës që ishin pajtuar javën e kaluar, raporton KTV.
Nuk dihet nëse e njëjta do të zhvillohet këtë javë.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se janë në pritje të ftesës nga PDK-ja, që më së largu pret t’iu vijë deri të enjten.
Por, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, nuk beson se tryeza mund të mbahet këtë javë, por atë që e di saktë është se baza e takimit, do të jetë platforma e propozuar nga Kadri Veseli. Tryeza e organizuar nga LDK-ja kishte përfunduar pa ndonjë pajtim konkret, pos marrëveshjes për vazhdimin e takimeve të tilla.
Artikuj të ngjashëm