Derisa deputetët e opozitës kanë mbështetur kërkesat e grevistëve të gjyqësorit e prokurorisë, deputetë nga shumica kanë bërë thirrje që problemet e tyre të zgjidhen nga qeveria dhe Ligji mbi pagat, raporton KTV.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, i ka inkurajuar dhe sugjeruar sindikalistët “që të mos lëshojnë pe” në kërkesat e tyre. E në anën tjetër, Shkumbin Demaliaj e Hajdar Beqa, anëtarë të komisionit nga AAK-ja respektivisht PDK-ja, kanë sugjeruar pezullimin e grevës dhe gjetjen e një zgjidhjeje.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Judikaturës, Asllan Rusinovci, ka bërë të ditur se kanë pasur sërish takime me Ministrin e Drejtësisë, e përfaqësues të KGJK, e një tjetër takim pritet të mbahet gjatë ditës.
Siç del, partitë përpiqen t’i politizojnë kërkesat e punëtorëve të administratës së gjyqësorit, e cila po proteston për të përmirësuar situatën materiale të tyre dhe jo për hire partish, transmeton Koha.net.
-
Opozita i sheh shqetësuese paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë, fajëson Qeverinë
-
Haxhiu: Opozita po na pengon të bëjmë reforma
-
Haxhiu fton prokurorët e gjyqtarët të vazhdojnë punën: Mos të punojnë për interesa personale
-
Sefaj: Opozita të mos i mbrojë grevistët, për faj të tyre jemi në derexhe
-
Shtohen zërat nga pushteti që kundërshtojnë mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit