Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për çregjistrimin e Partisë Turke të Drejtësisë në Kosovë (KTAP) për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga dispozitat e Rregullës për regjistrimin dhe veprimin e partive politike.
Partia e cila udhëhiqet nga ish-kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bűtűç, sipas KQZ-së, këto obligime, që kanë të bëjnë me mbajtjen dhe vendimet e Kuvendit të partisë, nuk i ka përmbushur as në afatin shtesë prej 45- ditësh nga dita e pezullimit. Mirëpo ky vendim është kundërshtuar nga drejtuesit e KTAP-së, të cilët kanë pohuar se do ta ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur të drejtat e partisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi në fjalë është publikuar në uebfaqen e KQZ-së dhe ai është aprovuar më 12 janar 2018...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.