Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia turke dënohet për sloganin: Miku i turkut është vetëm turku

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa [PZAP], sot ka shqiptuar një dënim kundër Partisë Demokratike Turke të Kosovës [Kosova Demokratik Turk Partisi], dega në Prizren, për shkak të shkeljes së rregullave gjatë fushatës zgjedhore.

Dënimi i shqiptuar është 300 euro dhe ai është bërë sipas kërkesës së Institutit Demokratik të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në kërkesën e KDI-së theksohet se në internet që nga 24 shtatori 2017 ka qarkulluar një slogan i kësaj partie i cili, sipas KDI-së, përmban gjuhë urrejtje.

Slogani është ky: “Miku i turkut është vetëm turku” dhe kjo, sipas KDI-së, bën thirrje për ndarje dhe mosbesim ndërmjet komuniteteve tjera në Kosovë.

Image
Image
Image