Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia e Drejtësisë tregon se ka shtruar iftar në Rahovec më 10 qershor, në ditën e heshtjes zgjedhore

Partia e Drejtësisë (PD), Dega e Rahovecit, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se me datën 10 qershor ka organizuar iftar, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari, Ferid Agani, me nënkryetarët Qeram Telqiu, Bahri Bokshi, Ardian Sejdiu dhe anëtar të kryesisë së PD-së, dhe mysafirë të shumtë të këtij qyteti.

Lajmin për këtë Partia e Drejtësisë e ka dhënë pas zgjedhjeve, ani pse iftarin e ka shtruar në ditën e heshtjes zgjedhore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryetari i Degës së PD-së në Rahovec, Munib Durguti, mysafirëve iu dëshiroi mirëseardhje duke iu uruar që Zoti i Madhërishëm t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe që gëzimi, harmonia të mbizotërojnë në familjet tuaja. Kryetari i PD-së, Ferid Agani, në fjalën e tij përshëndetëse tha se muaji i shenjt i Ramazanit është shembull se si besimtarët duhet të veprojnë edhe pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftim.

“Solidariteti, bashkimi dhe respekti i ndërsjellë janë disa nga cilësitë e besimtarit që vijnë në shprehje më shumë gjatë agjërimit, andaj ky iftar i organizuar flet më së miri për madhështinë e muajt të shenjt të Ramazanit”, citohet të ketë thënë kryetari Agani.