Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore në dosjen e tenderit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale për vitet 2017, 2018 dhe 2019, të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot Koha Ditore.
Për rrjedhojë, OSHP-ja, e njohur edhe si “Gjykata e Tenderëve”, ka obliguar Ministrinë e Infrastrukturës që të bëjë përmirësimin e dosjes së tenderit, si dhe të zgjasë afatin për dorëzim të ofertave.
Vlerësimi i këtij organi vjen pas dorëzimit të ankesës nga operatori ekonomik “EL-BAU Sh.P.K”, i cili ka kontestuar disa prej pikave të dosjes së tenderit, të cilat, sipas këtij operatori, eliminojnë konkurrencën dhe krijojnë monopole duke favorizuar kompani të caktuara...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)