Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Këshillin Drejtues të këtij universiteti, dhe ka shprehur qëndrimin se nuk do të lejohet që UPZ-ja “të udhëhiqet nga një rektor i kontrabanduar nga MASHT-i dhe parapolitika”.
Përfaqësues të këtij parlamenti kanë vlerësuar se zgjedhja e rektorit të UPZ-së është tentuar që të bëhet përmes një procesi të parregullt zgjedhor, shkruan sot Koha Ditore.
Në reagimin e PS të UPZ-së theksohet se më 22 maj 2018 është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, me rend dite intervistimin e kandidatëve për rektor dhe votimin për zgjedhjen e tij, në të cilin takim ka qenë prezent edhe kryetari i Parlamentit Studentor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shtyhet votimi për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së
-
Parlamenti studentor akuzon Nismën për ndikim në zgjedhjen e rektorit
-
Parlamenti Studentor akuzon Nismën për ndikim politik në zgjedhje të rektorit në UPZ
-
Këshilli Drejtues i UPZ-së i gatshëm për secilin vendim të Gjykatës pas kallëzimit penal të studentëve
-
Parlamenti Studentor konteston rektorin e përkohshëm dhe fton për bojkot