Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parlamenti Studentor konteston rektorin e përkohshëm dhe fton për bojkot

Ushtruesi i detyrës i rektorit të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, nga e mërkura ka nisur punën për menaxhimin e përkohshëm të këtij institucioni të arsimit të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Por një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer përfaqësuesve të Parlamentit Studentor të UPZ-së, të cilët kanë bërë thirrje për bojkot të procesit mësimor nga studentët. Paraprakisht ata kanë vendosur dryna në dyert e kampusit të UPZ-së, si edhe parullat “Bojkot”.

Ndërkohë për ta mbajtur rendin në kampusin e UPZ-së kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Ismet Temaj ka konfirmuar për KD-në fillimin e ushtrimit të detyrës së rektorit të UPZ-së në bazë të vendimit të miratuar ditë më parë prej Këshillit Drejtues të universitetit. Ai ka pohuar se një grup i studentëve kanë ardhur në përkrahje të tij, duke e pritur me duartrokitje dhe se me buqetë lulesh ia kanë uruar nisjen e punës në detyrën e re.

(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)