Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parlamenti Studentor kërkon shkarkimin e prorektores

Përmes një kumtese për media, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës thotë se i ka marrë me shqetësim deklaratat e prorektores Pustina- Krasniqi për, siç thuhet në kumtesë, ndërlidhjen që ka bërë ndërmjet veshjeve të studenteve dhe ngacmimeve seksuale, transmeton Koha.net.

“Ne konsiderojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë shembull për institucionet e tjera në Kosovë. Që Universiteti i Prishtinës të tregohet si i tillë, prorektorja do të duhej të jepte dorëheqje që pas dhënies së atyre deklaratave”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Artikuj të ngjashëm