Parlamenti i Shqipërisë ka votuar paraditen e së martës dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Ai u shkarkua me 75 vota pro.
Në vend të Xhafajt, kryeministri Edi Rama ka propozuar Sandër Lleshi, transmeton tch.
Megjithatë, presidenti i shtetit, Ilir Meta, akoma nuk e ka dekretuar. Rama ka thënë se nuk tërhiqet nga emri i Lleshit dhe se do t’i japë kohë Metës, edhe pse afati ka kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Meta dekreton Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
-
Meta nuk e dekretoi për ministër, Rama e emëron zëvendësministër me kompetenca ministri
-
Presidenti nuk dekreton ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshin
-
Meta s’e dekreton ministrin Lleshi, i propozuar nga Rama
-
Ministri Xhafaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Gjenerali Sandër Lleshi