Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta dekreton Sandër Lleshin ministër të Brendshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Afati i fundit për dekretimin e Lleshajt ishte sonte në mesnatë në orën 00:00. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë, raporton Gazeta Shqip.

Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga presidenti Ilir Meta.

Vetë kreu i shtetit e kishte konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, një ditë më parë presidenti deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

Edhe Rama dhe ministrat betohen para presidentit Begaj Arbëri 10 muaj më parë Rama dhe ministrat betohen para presidentit Begaj

D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Edhe Rama dekretohet kryeministër, merr edhe përgjegjësitë për ministren virtuale “Diella” Arbëri 10 muaj më parë Rama dekretohet kryeministër, merr edhe përgjegjësitë për ministren virtuale “Diella”

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

16 nëntor 2018