Sot në seancën e radhës të Parlamentit të Serbisë ndër pika të shumta, u përmendën edhe disa çështje tjera që kishin të bënin me territore jashtë Serbis. E tillë ishte edhe pika që kishte të bënte me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i ”Partisë së Re”, Zoran Zhivkoviq, shtroi pyetje për kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, si dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në të cilën thuhej se çfarë efekti ka tani ”sanksioni” që Serbia vendosi ndaj Francës, me rastin e lirimit të Haradinajt nga gjykata franceze, njoftojnë mediat serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi interesohej se çfarë kishte ndodhur që brenda një kohe të shkurtër Lista Serbe të votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit.
"Prej nga gjithë ky ndryshim kaq i madh ndaj Ramush Haradinajt, mos janë interesat historike të Serbisë atje, apo mos është presioni ndërkombëtar, apo dikush ka paguar për një miqësi të re?", pyeti ndër të tjera Zhivkoviq.