Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Parku i Qytetit” plot me mbeturina

Hyrja kryesore te “Parku i Qytetit” është e mbushur plot e përplot me mbeturina.

Një lexues i Koha.net ka dërguar disa fotografi pak minuta më parë ku shihet gjendja që është krijuar aty. Ka thënë se ekipet përgjegjëse që vijnë ta pastrojnë atë zonë janë të rregullt, megjithatë, kjo gjendje vjen si pasojë e personave që mbledhin letra e plastika.

Kjo pamje, ka thënë ai, është e njëjtë çdo natë. Ndonëse, ka shtuar se ka pak përgjegjësi edhe nga qytetarët, pasi me të parë këtë pamje, nuk kontribuojnë në pastrim por gjuajnë mbeturinat edhe në rrugë, ashtu siç shihet edhe në foto.

Kujtojmë se që nga 15 shtatori ka filluar aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, por herë pas here, nga qytete të ndryshme, raportohet për pamje të tilla në qendra të qytetit.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm