Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë nuk do të jetë i hapur më 14 e 15 mars

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Komuna e Prishtinës përmes faqes në Facebook ka bërë të ditur se parkingu prapa Pallatit të Rinisë nuk do të jetë i hapur për shfrytëzim më 14 dhe 15 mars.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të bëhet dezinfektimi i hapësirave si masë parandaluese ndaj koronavirusit, transmeton Koha.net.

“Parkingu prapa Pallatit të Rinisë ka kaluar në menaxhimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”. Për të siguruar funksionim efikas është duke u rregulluar sistemi i biletimit dhe menaxhimit të parkingut dhe do të bëhet dezinfektimi i hapësirave si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në postim. “Parkingu nuk do të jetë i hapur për shfrytëzim të shtunën, 14 mars dhe të dielën, 15 mars”.

Tutje komuna e Prishtinës shton se kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!