Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për pesë ditët e para të pranverës

Java e parë e pranverës do të fillojë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare.