Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) thotë se gjatë pesë ditëve pasuese do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat të mërkurën mund të sjellin riga të dobëta shiu, por jo në gjithë territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.
Artikuj të ngjashëm