Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Foto: Koha

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.

Dita e mërkurë parashihet t’i arrijë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta. Ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Artikuj të ngjashëm