Arbëri

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë.

Sipas IHMK-së, do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Koha.net.

Tutje, IHMK-ja përmes njoftimit për parashikim moti thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.