Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave në Kosovë.

Sipas njoftimit, të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor. Të martën pritet të mbajë mot i ngjashëm, me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.

Ndërkaq të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera. Ndërkaq të premten java përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënojë amplitudën maksimale të javës.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Artikuj të ngjashëm