Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu.
Sipas njoftimit, të dielën reshjet do të jenë të intensiteti të mesëm deri të lartë dhe parashihet të përfshijnë të gjithë territorin. Në viset malore, reshjet e shiu do të shoqërohen me borë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm