Ka veç pak ditë që ka marrë postin si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, por Përparim Kryeziu duket që e ka marrë me seriozitet.
Mbrëmë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, propozoi të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi, mbajti menjëherë një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës. Aty i pranishëm ishte edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kur Abazi deklaroi se shpallja e gjendjes emergjente ishte ‘kërkesë ekstreme dhe e panevojshme e presidentit’, ndërhyri edhe Kryeziu duke “e plotësuar” atë.
“Nëse munden vetëm ta plotësoj dhe të qëndroj në linjë me zëvendëskryeministrin Abazi. Propozimi i presidentit për shpallje të jashtëzakonshme është ekstreme, si masë preventive për parandalimin e mëtutjeshëm të COVID-19”, ishte ndërhyrja që ia bëri Abazit për ta plotësuar atë.
Por, jo se tha më shumë nga ajo që e tha zv/kryeministri Abazi.
Më 16 mars të vitit 2020, kryeministri Albin Kurti, emëroi Përparim Kryeziun zëdhënës të Qeverisë së Kosovës.
-
Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, Mjeku i Ekonomisë
-
Qeveria: I mirëpresim kritikat nga SHBA-ja, kur janë konkrete përpiqemi t'i korrigjojmë veprimet
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Kurti s’përgjigjet nëse po i pret zhvillimet në LDK për të rinisur bisedimet
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin