Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paraqitet raporti për lirinë e lëvizjes së serbëve të Kosovës

Koalicioni i OJQ-ve, Të drejta të barabarta për të gjithë (KDBGJ), më 1 shkurt do të prezantoj raportin “Njerëzit në mes: E ardhmja e shtetësisë dhe liria e lëvizjes për serbët e Kosovës”, i cili publikohet në kuadër të projektit katër vjeçar të financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Në raport shtjellohet ndërlikueshmëria dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen serbët e Kosovës në marrjen e shtetësisë/dokumenteve personale të Kosovës dhe analizohen pengesat administrative të cilat vështirësojnë lirinë e lëvizjes së këtyre qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti i Koalicionit KDBGJ implementohet nga shtatë (7) OJQ dhe nëntëmbëdhjetë (19) OSHC të ndërlidhura, të cilat punojnë bashkërisht në promovimin e barazisë dhe mosdiskriminit.

Projektin e udhëheq Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave në Kosovë (ECMI Kosovë) dhe ka për qellim fuqizimin e kapaciteteve të organizatave pjesëmarrëse në avokim për të drejtat themelore. BE-ja e financon projektin me një shumë prej rreth 1 milion euro.