Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në Prishtinë.
Emri i tij është parë afër atij të Vjosa Osmanit në të paktën dy grafitet që ka parë KOHA, derisa emri i Osmanit është "kundërshtuar" me vizë.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë KOHËS se nuk kanë ndonjë informacion rreth tyre.
Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t'i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.
VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë rirenditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3.
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
Vetëvendosja, LDK dhe AAK publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Meta: Konjufca s’është ekuivalent me Osmanin, do t’i marrim vota edhe VV-së
-
Nagavci: S’jemi të interesuar për betejë politike me Osmanin
-
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president