Edhe për këtë vit ka filluar shpërndarja e vaksinave nga ajri për kafshët e egra, veçanërisht dhelprat.
I financuar nga BE-ja, ky projekt zbatohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për 5 ditë rresht në tërë territorin e vendit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeshefi Ekzekutiv i kësaj agjencie, Valdet Gjinovci, ka thënë se me këtë vaksinim bëhet parandalimi i sëmundjeve të tërbimit te kafshët e egra, pasi kjo mund të rrezikojë edhe njerëzit.
Kompania “Aeroclub” me seli në Maqedoninë e Veriut, është përzgjedhur që të bëjë shpërndarjen e këtyre vaksinave me 4 fluturake, të cilat nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Shpërndaja e vaksinave nga ajri do të bëhet në dy faza, e para tash në stinën e pranverës, ndërsa tjetra në vjeshtë.