Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet kthimi i shpejtë në normalitet në Prishtinë

Me një minutë heshtje për të vdekurit nga COVID-19 nisi seanca e jashtëzakonshme e së premtes e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Seanca e thirrur nga ekzekutivi komunal për qëllim pati informimin mbi menaxhimin e situatës me koronavirus.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se Prishtina e ka përballuar mjaft mirë situatën e krijuar dhe se shumë shpejt kryeqyteti mund t’i kthehet normalitetit, raporton KOHA.

Ndonëse, sipas tij, janë rritur rastet që kanë nevojë për asistencë sociale.

I pari i Prishtinës tha se e rëndësishme është që fokusi kryesor të kthehet nga ekonomia dhe rimëkëmbja.

Edhe Ahmeti: Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes Arbëri Ahmeti: Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes

Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal, Ahmeti bëri të ditur se të gjitha pakot në kuadër të asaj për emergjencë “Prishtina 1” janë shpërndarë.

Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.