Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli, ka shkruar se secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi, ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm.
“Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve qe rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga policia e Kosovës”, ka shkruar ai.
Përndryshe, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin iu është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët festojnë festën të cilën e quajnë ‘Vidovdan’.kp.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia fajëson BE-në pse Kosova s’e la Vulinin të festojë Vidovdanin në Gazimestan
-
Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë
-
Kurti: Serbia mund të nxisë incidente në Gazimestan, grupe serbësh nga rajoni do të vijnë në Kosovë
-
Kosova ia refuzon vizitën Petkoviqit
-
Petkoviqi reagon për festimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd