Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka paralajmëruar vërshime në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier e Vlorë, pasi tha se pritet të shtohen reshje shiu me intensitet të lartë.
Sipas Peleshit, reshjet mesatare pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata, derisa tha se vërshimet të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, ka shkruar ai në Facebook të martën.
Peleshi ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence. Ai iu ka bërë thirrjeve bashkive të marrin masa sa më parë për t’u paraprirë përmbytjeve.
“Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet tutje.