Parafushata zgjedhore e partive e koalicioneve ka vazhduar edhe në ditën e katërt, para fillimit zyrtar të fushatës.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në mëngjes ka takuar pensionistët e Prishtinës, duke u premtuar pensione minimale prej 150 eurosh, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasdite, është takuar me gra, nga ku, Kurti ka thumbuar kundërshtarët e tij, duke thënë se ata që fjalorin e kanë plot shprehje seksiste e që janë kundër barazisë shoqërore nuk mund të sjellin barazi gjinore.
Ai premtoi përfaqësim më të madh të grave në institucione, mbështetje dhe punësim.
I rrethuar nga gratë, në Mitrovicë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se do të ishte mirë që edhe Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të ishte i mbushur me gra.
Derisa u dha premtime grave, ai tha se pa angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive nga to, vendi nuk mund të ecë përpara.
Nga Prizreni, Avdullah Hoti, ka thumbuar Haradinajn, duke thënë se partia e tij nuk kërkon poste e nuk “vrapon me dekada për postin e kryeministrit”.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, tha se për dy vjet do ta rrisë buxhetin e shtetit në 3 milionë euro, ndërsa të rinjve u foli për ekonominë dhe u premtoi punësim.
Hoti, parafushatën e ka vazhduar edhe në Viti, ku dha premtime për zhdukjen e korrupsionit dhe integrimin Euro-Atlantik të vendit.
Parafushata e partive politike me premtime për... by kohanet