Një klasë e nxënësve parafillorë në shkollën “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë, prej tetorit janë pa edukatore. Prej tre muajsh, Drejtoria e Arsimit nuk ka bërë zgjidhje për ta, derisa edukatorja që kishin ka ndërruar jetë.
Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs për plotësimin e pozitës në shkollën në fjalë, mirëpo më pas kishte vendosur për anulimin e konkursit me arsyetimin se kanë kuptuar se kanë mungesë të buxhetit dhe nuk munden të realizojnë një rekrutim të tillë. Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Fatbardha Emini, thotë se pozita e cila është lënë bosh do të plotësohet në të ardhmen.
“Kemi shpallur konkurs para 2 jave dhe jemi në fund të vitit dhe buxheti po shihet se është vështirë që të miratohet dhe kemi minus financiar në sistemin e pagave. Nuk kemi guxuar që të marrim një edukatore dhe të mos e fusim në sistemin e pagave për shkak të minusit që kemi në arsim. E kemi anuluar dhe besojmë se do ta rekrutojmë një edukatore, ose do të transferojmë ndonjë edukatore në këtë shkollë në të ardhmen e afërt”, ka thënë ajo.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vonesa e Drejtorisë së Arsimit lë nxënësit për një muaj pa mësues në fshatin Vitomiricë
-
Fushatë me përurimin e shkollave
-
Nagavci planifikoi përurimin e një shkolle në Viti pa përfunduar punimet
-
Shkolla e fshatit Vraniq pa oborr e pa mundësi për aktivitete
-
Kërkohet subvencionim edhe për nxënësit në nivel parafillor