Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka njoftuar se para se të takonin shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë takur ndaras edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo sipas tij dëshmon përkushtimin amerikan për dialogun dhe bashkëpunimin e tyre me Bashkimin Evropian në mënyrë që të arrihet rezultat.
“Ajo që thonë në Bruksel është që presin që palët të jenë konsturktive dhe që të arrihet mundësisht edhe pajtim për propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk presin që të ketë shumë diskutime për vetë përmbajtjen e propozimit, por më shumë të ketë diskutime për implementimin e kësaj marrëveshjeje pasi ajo të pranohet dhe të diskutohet për anekset të cilat që kanë të bëjnë me implementimit, përfshirë edhe afatet kohore që do të caktoheshin në atë rast”, ka theksuar Palokaj.
Ai ka theksuar se nga deklaratat që kanë thënë Kurti e Vuçiqi është parë që propozimi evropian është dokument përfundimtar të cilin palët mund ta pranojnë ose jo. Sipas tij ajo që do të diskutohet janë çështjet e implementimit.
Palokaj ka thënë se dot nuk pritet ndonjë nënshkrim i marrëveshjes, por vetëm një pajtim i palëve për propozimin, të cilin ka thënë se Kurti dhe Vuçiqi kanë deklaruar se do ta pranojnë. “Nëse pajtohen për atë, atëherë negociatat janë për zbatim”, ka thënë ai.
ka theksuar se nuk pret që Asociacionit të komunave më shumicë serbe t’i kushtohet një theks i veçantë, vetëm se ka rikujtuar se është thënë se nuk ka hapësirë se a duhet apo jo të themelohet Asociacioni, por vetëm se kurë dhe në çfarë mënyre. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë të tjetër thonë se ky është një obligim i Kosovës dhe se Kosova nuk ka mundësi ta evitojë këtë obligim, pasi që ai është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe Gjykata kushtetuese nuk ka thënë se nuk duhet të formohet por ka dhënë udhëzimet se si të zbatohet. Prandaj bashkësia ndërkombëtare nuk sheh hapësirë për Kosovën për ta rinegociaur këtë”, ka theksuar Palokaj.