Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se së shpejti do të miratohet Ligji për Vlerat e luftës, lajm të cilin e bëri publik në faqen e tij në Facebook.
Por, një postim tjetër i Veselit po del të mos jetë i vërtetë.
Të shtunën, një ditë pasi u raportua se Veseli udhëtoi jashtë Kosovës, e ai tha se është në studime, në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se takoi familjarët e personave të pagjetur, me të cilët bisedoi për këtë çështje dhe krijimin e Tribunalit për krime të Serbisë, raporton KTV.
Njoftimi u dha edhe nga PDK-ja më 4 maj.
Por, njëra nga pjesëmarrëset në këtë takim, Nysrete Kumnova, ka thënë për KTV-në se takimi nuk është zhvilluar të shtunën. “Jemi takuar të premten në orën 12”, tha ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Ligji për Vlerat e Luftës do t’i ndalojë abuzimet me listat e veteranëve
-
Vendoset për seancën e cila do të shpërndajë Kuvendit
-
Veseli thërret për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, temë shpërndarja e tij
-
Veseli: Komisioni hetimor për veteranët po bëhet për shkak të abuzimeve e manipulimeve me UÇK-në
-
Veseli ia prezanton shoqërisë civile nismën për komision hetimor për listat e veteranëve