Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pantina Veselit: Je kryetar i Kuvendit, duhet të thërrasësh mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot përmes një statusi në Facebook tha se ka iniciuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të kërkohet ndërmarrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e ajrit.

Por ndaj kësaj, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina.

Ka thënë se ai në pozitën e kryetarit të Kuvendit, duhet të thërras mbledhjen e Kryesisë, e më pas të propozoj rendin e ditës dhe të kërkojë nga kryeministri Haradinaj dhe nga MMPH, që të vijnë në Seancë.

Më pas, u takon deputetëve të vijnë me propozimet për masat që duhet ndërmarrë, ka thënë Pantina.

Lexo statusin e Kadri Veselit KËTU.

Edhe Veseli thotë se ka iniciuar mbajtjen e seancës për çështjen e ajrit të ndotur Arbëri Veseli thotë se ka iniciuar mbajtjen e seancës për çështjen e ajrit të ndotur

Reagimi i Pantinës:

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, paska kërkuar seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e ajrit në Prishtinë si të ishte një aktivist i shoqërisë civile. Kadri, ti je kryetar i Kuvendit krejt çka duhet të bësh është të thërrasësh mbledhjen e kryesisë, ta propozosh rendin e ditës dhe të kërkosh nga Kryeministri dhe Ministrja e mjedisit e planifikimit hapësinor të vinë në seancë të përgatitur më të dhëna e dokumente. E deputetët pastaj mund të vine me propozime për masat që duhet ndërmarrë.