Situata e pandemisë dhe kushtet e rënda ekonomike po konsiderohen shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje dhe problemeve bashkëshortore në Komunën e Ferizajt.
Qendra për Punë Sociale gjatë muajve të fundit ka trajtuar mbi 30 raste të tilla.
Institucion ka ofruar shërbime psiko-sociale për të gjitha rastet dhe asistencë sigurie në qendrën e strehimit.
Adelina Rexhepi-Braha, psikologe dhe udhëheqëse e Shërbimeve Sociale në QPS të Ferizajt, ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar këto raste kanë shënuar rritje.
Selim Marevci, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, ka thënë se së bashku me OSCE-në, Policinë, Gjykatën dhe institucionet e tjera përkatëse kanë krijuar mekanizëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës duke krijuar strehim dhe siguri.
Sipas Marevcit, Komuna në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale dhe me Qendrën e Strehimores po trajton dhjetëra raste të dhunës në familje, në mesin e tyre edhe disa fëmijë.
-
Shënohet rritje e vazhdueshme e rasteve të dhunës në familje në komunat e regjionit të Ferizajt
-
Ferizaj po regjistron në vazhdimësi rritje të rasteve të dhunës në familje
-
Për pesë muaj në Ferizaj 95 raste të dhunës në familje, shumica në prezencë të fëmijëve
-
Për një muaj mbi 20 raste të dhunës në familje në Ferizaj
-
Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj