Gjilan, 26 shtator - Me pjesëmarrje të 120 bizneseve prodhuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, ka nisur sot Panagjyri treditor i Gjilanit, i cili është organizuar nga Komuna e Gjilanit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë. Hapjen zyrtare të tij e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, u.d. e ministres së Tregtisë, Arbëreshë Krasniqi, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Kryetari i Gjilanit këtë panagjyr e ka cilësuar më të madhin të këtij lloji në rajon, ndërsa ka falënderuar ata që e ndihmuan organizimin e tij. Edhe u.d. e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, tha se ndihet mirë që Komuna e Gjilanit është vendi që po i bashkon bizneset rajonale, duke shtuar se kjo mundësi e bashkëpunimit e fuqizon ekonominë e Kosovës.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se për kuriozitet, 42 kompanitë nga Shqipëria për herë të parë vijnë sot në Gjilan.
“Ishte një mendim i përbashkët që në Gjilan duhet të mblidhemi, jo thjeshtë për të demonstruar produktet tona më të mira, por për të demonstruar vullnetin që ky panair të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, është shprehur ambasadori Minxhozi.
Përpos promovimit të prodhimeve vendore, Panagjyri Gjilani 2018 ka karakter edhe kulturor e sportiv. Të enjten në ora 10:00 bëhet hapja e Panairit të Sportit para teatrit të qytetit, për të vazhduar në orën 15:00 me turneun në futboll me pjesëmarrje të klubeve nga Gjilani, Prishtina, Tirana e Tetova.
Panagjyri Gjilani 2018 mbyllet të premten në orën 15:00.
-
Në shtator rikthehet “Panaxhyri” i madh i Gjilanit
-
Rreth 100 biznese marrin pjesë në panairin “Prishtina 2024”
-
Me panairin e “rimëkëmbjes” bizneset kërkojnë përkrahje për promovim e certifikim
-
U hap në Gjilan panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”
-
Në Gjilan hapet Panairi i Punës, 40 kompani ofrojnë 500 vende pune