Kuvendi i Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se të hënën duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive, por PAN-i sërish nuk do të jetë aty.
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë për Koha.net se do të vazhdojnë me qëndrimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëndrimin tonë e kemi thënë edhe publikisht të mërkurën ku kanë qenë të pranishëm edhe mediat dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Pal Lekaj i AAK-së ka thënë për KTV se qëndrimi i tyre nuk ndryshon dhe se insistojnë për një takim të mërkurën.
Ai nuk e sheh të nevojshëm për momentin ndërmjetësimin e presidentit, meqë, sipas tij, reflektimi i Behgjet Pacollit do t’ia sjellë Kosovës shumë shpejt institucionet e reja.