(E plotësuar 16:47) - KFOR-i ka publikuar një video gjatë ditës së sotme ku ka shfaqur pamje gjatë, siç thotë, ushtrimeve në të gjitha pjesët e Kosovës.
“Në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, KFOR-i realizoi një ushtrim të planifikuar gjatë një periudhe 2 ditore”, shkruan KFOR-i në videon e publikuar në Facebook, raporton Koha.net.
Sipas KFOR-it, ushtarët e angazhuar në këtë mision kanë kryer ushtrime në mbarë Kosovën në mënyrë që të mbajnë gatishmërinë e KFOR-it dhe shkathtësitë operative.
“Që nga viti 1999, KFOR-i kontribuon në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e të gjitha etnive në Kosovë”, përfundon mesazhi i KFOR-it në këtë video.
Gjatë ditës u raportua për një shtim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të vendit, gjegjësisht përreth Ujmanit.
Edhe
FSK-ja nxjerr trupin e të riut nga Ujmani, përpjekje që zbarkimi i saj në veri të politizohet
Pamje të pranisë së shtuar të KFOR-it te Ujmani
(E plotësuar 15:15) - Gjatë ditës u raportua për shtim të pranisë së ushtarëve të KFOR-it në afërsi të Ujmanit.
Sipas raportimeve, prania e trupave në këtë pjesë ishte vetëm pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët e jo siç ishte thënë për të marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj u takua me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Gjeneralin Joseph L.Lengyel.
{gallery}
KFOR-i: Prania e trupave te Ujmani, pjesë e ushtrimit të planifikuar
(E plotësuar) Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.
Edhe
KFOR-i thotë se autorizoi FSK-në për kërkime në Ujman nën kërkesa specifike
Më herët është raportuar se KFOR-i, ka marrë nën kontroll liqenin artificial të Ujmanit në veri të Kosovës, që është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.
“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë”, ka thënë zyrtari i NATO-s.
“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t'i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.
Forca të KFOR-it bllokojnë liqenin e Ujmanit
Liqeni i Ujmanit që gjendet afër Zubin Potokut që nga mesnata është bllokuar nga pjesëtarë të forcave ushtarake paqeruajtëse të KFOR-it dhe nuk lejojnë askënd që të ofrohet.
KosovaPress mëson se forcat e KFOR-it kanë bllokuar mbrëmë këtë pjesë dhe krejt kjo është bërë të përcjell edhe me helikopterë.
Edhe
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Është raportuar se do të ketë trazira në veri për shkak se serbët do të tentojnë ta shpallin autonominë më 5 gusht (nesër) ndërsa sot në Beograd është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës është mbledhur dje në Prishtinë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se situata është e qetë.
