Korrespodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj ka thënë se kanë përfunduar të gjitha takimet për ditën e sotme mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Ka shtuar se nuk ka pasur takim trepalësh.
Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ndodhet në Bruksel dhe atje do të takohet me Lajçakun dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Sa i përket Bislimit, ai tha që më së shumti është diskutuar për planin e detajuar të sekuencimit të hapave që do të ndërmerren për zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit. Sipas Bislimit, BE-ja beson që ky plan i sekuencimit të hapave do të kërkojë një takim të nivelit të lartë. Bislimi tha se janë diskutuar çështja e energjisë, ajo e të pagjeturve dhe hapat për depërshkallëzim që ka ndërmarrë Kosova”, ka thënë ai.
Sipas tij, Bislimi ka deklaruar se pret që të hiqen masat që janë ndërmarrë ndaj Kosovës.
Ka shtuar se sipas kryenegociatorit nga Kosova, edhe BE-ja ka vlerësuar që nuk ka mundësi të ketë takim trepalësh.
“Nuk është fshehtësi që Serbia kur e ka mbështetjen e BE-së, insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se takimet e nivelit të lartë mund të ndodhin pas pushimeve të verës.