Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Shpesh i kalonim informacione NATO-s për Kosovën

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se si gazetarë shpesh e kanë informuar NATO-n për zhvillimet që ndodhnin në Kosovë, 22 vjet më parë .

“Edhe ne si gazetarë në Bruksel, pasi njerëzit nga UÇK-ja e dinin se ne jemi atje, gjenin kontakte e kontaktonin me ne. Nganjëherë , nga aspekti profesional nuk na takonte, ishim bartës të informacioneve që vinin nga Kosova, sepse NATO-ja nuk kishte informacion gjithmonë të saktë se çfarë po ndodh në Kosovë në atë kohë. Flasim për periudhë para 22 vjetëve kur teknologjia nuk ishte e zhvilluar sa ka qenë edhe sot”, ka thënë Palokaj.