Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: BE-ja po blen kohë për Serbinë për sulmin në Banjskë

Korospodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se është arritje për Shqipërinë organizimi i Procesit të Berlinit. Ai ka thënë se nga ky këndvështrim është një njohje për Shqipërinë dhe një hap pozitiv. Por ka shtuar se ishte një ngjarje që kishte jehonë të madhe në rajon, por jo jashtë rajonit.

“Procesi i Berlinit është i vetmi proces në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit janë të pranishme, përfshirë edhe Kosovën. Kishte shumë simbolikë sot, shumë pomozitet, por sa i përket përmbajtjes, rezultatet nuk janë shumë të mëdha. Ajo që mungoi, është se shumë marrëveshje që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit, ende nuk janë realizuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, BE-ja ndodhet në paradoks. “Ata dëgjuan këngë dhe valle, zgjidhje të problemeve, e në anën tjetër patëm sulm terrorist në Kosovë”.

“Jemi në një situatë ku presim të lëvizim lirshëm, por presim edhe që të shpërthejë lufta. BE-ja është e pafuqishme, kjo pasi ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti ka masa, kurse ndaj Dodikut nuk ka. BE-ja është në paradoks”, ka thënë ai.

Sipas tij, liderët e BE-së japin deklarata të cilat nuk kanë efekt.

Edhe Palokaj: BE-ja e SHBA-ja kanë bërë çmos që ta shfajësojnë Serbinë për sulmin në Banjskë Arbëri Palokaj: BE-ja e SHBA-ja kanë bërë çmos që ta shfajësojnë Serbinë për sulmin në Banjskë

Ka shtuar se sa më shumë që BE-ja i ka bërë ftesë Serbisë të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së, aq më pak është përshtatur.

Palokaj ka thënë se Serbia dëshmon se nuk janë të vërteta deklaratat e Bashkimit Evropian se “askush nuk mund të ulet në dy ulëse”.

Sipas tij, BE-ja nuk e ndjek me vepra atë që e thotë me gojë.

“Procesi i Berlinit nuk është forum që zgjidhen problemet politike. Ka pothuajse një muaj prej kur ka ndodhur sulmi në Banjskë, por Komisioni Evropiane dëshiron të blejë kohë për Serbinë, dhe gjithmonë bën thirrje për hetime të thellsishme për të zbardhur atë që ka ndodhur. Këtu krijohet përshtypja sikur Kosova e ka topin në dorë, sikur Kosova duhet të japë dëshmi sepse ajo po i bën hetimet”, ka thënë ai.

Palokaj ka thënë se BE-ja ka kërkuar raport final sa i përket hetimeve për ngjarjet në Banjskë.

Ka shtuar se njerëzit që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë janë në tokën e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk dëshiron të bashkëpunojë.

Sipas tij, BE-ja do të duhej të merrte masa ndaj Serbisë.

Edhe Palokaj: Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dominuan takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor Arbëri Palokaj: Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dominuan takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

“Sa i përket dialogut, është e natyrshme që BE-ja nuk mund të heq dorë pasi kanë investuar miliona euro. Sa më shumë që Vuçiqi po e refuzon BE-në, këta po bëhen më të butë me të”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti prej kur e ka pranuar marrëveshjen ka qenë i gatshëm edhe ta nënshkruajë, porse Vuçiqi e kishte refuzuar, pasi thotë se BE-ja ia ka mundësuar.