Tiranë, 4 prill - Kontrata e nënshkruar mes qeverisë shqiptare si autoritet nënkontraktues si dhe kompanisë koncesionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit parashikon dhe e ka detyrim hartimin e një pakete sociale për lehtësimin e banorëve të zonave të Kukësit, Hasit e Tropojës që do të përdorin më shpesh këtë autostradë, raporton atsh.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet sipas kontratës, për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit, banorët e zonës së Kukësit, Hasit e Tropojës, të cilët do të kenë trajtim të ndryshëm nga udhëtarët e tjerë.
Ministri Ahmetaj bëri të ditur se Qeveria prej më shumë se një muaji po negocion me kompaninë koncesionare për hartimin e kësaj pakete sociale.
Paketa, tha ai, synon minimizimin e ndikimit social e ekonomik që rrjedh nga futja e tarifës së rrugës.
Sipas Ahmetajt, do të jetë kryeministri Rama që do të bëjë publike paketën lehtësuese për banorët e këtyre zonave.
-
Basha i reagon Ramës: Ministria nënshkroi kontrata për sanimin e plotë të skarpateve e jo “heqje dheu”
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Shqipëria ul akcizën me rreth 20% për të ulur çmimet e naftës
-
Kabashi - Kurtit: A paska struktura paralele serbe?
-
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë