Tiranë, 8 tetor – Në Shqipëri “Paketa anti-shpifje do të jetë sipas standardeve europiane dhe nuk i mbyll rrugën lirisë së shprehjes”.
Kështu citon ATSH kryeministrin Edi Rama, të jetë shprehur në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së.
“Ne nuk do të tërhiqemi para shpifjeve, por shumë shpejt do t’i sjellim Kuvendit paketën anti-shpifje, jo për të mbyllur rrugët e lirisë së shprehjes, por që secili t’i dalë për zot atyre që thotë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se Paketa nuk ka asnjë lidhje me ndëshkime penale, ndërsa siguroi se ajo do të përshëndetet edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Shqipërisë miraton pakon anti-shpifje të Edi Ramës
-
Rama: Ligjin për median do e miratoj dhe nuk dua t’ia di për njeri!
-
Në Shqipëri sot pritet të votohet paketa “antishpifje”, gazetarët në protestë
-
Rama: Evropa nuk është në formën e saj më të mirë
-
Rishikim apo shfuqizim i paketës antishpifje në Shqipëri?