Nga 1 dhjetori në Kosovë do të fillojë së zbatuari Ligji i Pagave, i cili ende pa filluar të jetë në funksion ka ngjallur reagime të shumta.
Mehdi Geci, zëvendës avokat i Popullit, tha se kanë pranuar shumë ankesa nga sindikatat.
"Kemi pranuar ankesa dhe ne do të dalim me rekomandime. Jemi duke i analizuar të gjitha ankesat. Sipas sindikatave nga ky ligj krijon barazi", tha ai në televizionin publik.
Geci bëri me dije edhe gjatë hartimit të ligjit kanë opinione.
"Asnjë nga institucionet nuk iu janë përgjigjur Institucionit të Avokatit të Popullit", tha ai.
Ditë më parë Kushtetuesja ka pezulluar ligjin për zyrtarë publik deri më 28 shkurt 2020.
Artikuj të ngjashëm
-
Në dhjetor nis zbatimin Ligji i Pagave, 15 sindikata të punëtorëve ankohen tek Avokati i Popullit
-
“Ligji për paga është bërë keq, do të ketë pasoja në rast se zbatohet”
-
Shumë punëtorë të sektorit publik, pa informatë për koeficientin e pagës me Ligjin e ri
-
Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik
-
Avokati i Popullit e quan kërcënim kërkesën e sindikatave që të mos dërgohet në Kushtetuese Ligji i Pagave