Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pagat e AKI-së kërkohet të jenë konfidenciale

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) e ka shqyrtuar kërkesën e kësaj agjencie lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë kërkesë, e cila është shqyrtuar të mërkurën, AKI-ja ia ka shtruar Komisionit ditë më parë.

Pas mbledhjes, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura, nënkryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se AKI-ja ka kërkuar që të kihet kujdes kur të trajtohen pozitat menaxheriale dhe pozitat e tjera të këtij institucioni në Projektligjin për paga. (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm