Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka diskutuar sot rreth kërkesës së AKI-së lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.
Pas mbledhjes, nënkryetarja e komisionit, Ganimete Musliu ka deklaruar se AKI ka kërkuar që të ketë kujdes në trajtimin e agjencisë në projektligjin për paga, në këtë rast pozitave menaxheriale si dhe pozitave tjera, raporton “Koha Ditore”.
Musliu ka thënë se në të gjitha vendet e botës pagat e punonjësve të agjencisë trajtohen me ligje të veçanta. Sipas saj, nuk është mirë që në ligjin për paga të deshifrohen pozitat e tyre dhe punët që ata bëjnë.
“Punonjësit e AKI-së duhet ta kenë konfidencialitetin e duhur dhe vet ligji i AKI-së e përcakton se si duhet të trajtohen këto çështje andaj në bazë të ligjit ne e kemi miratuar këtë kërkesë dhe do të ja dërgojmë komisionit i cili është duke e diskutuar ligjin për paga”, ka thënë Musliu.
-
Pagat e AKI-së kërkohet të jenë konfidenciale
-
Kërkohet që pagat e punonjësve të AKI-së të jenë konfidenciale
-
Komisioni parlamentar kundër përfshirjes së punonjësve të AKI-së në Projektligjin për pagat
-
Komisioni parlamentar kundër përfshirjes së punonjësve të AKI-së në Projektligjin për pagat
-
Komisioni për AKI mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës