Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se është tronditës lajmi se Ramush Haradinaj duhet të presë ende për të dëshmuar pafajësinë e vet.
“Ai është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamush...po të presim!”, ka thënë Pacolli.
Kujtojmë se sot me të përfunduar seanca dëgjimore në Colmar të Francës, derisa vetë kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës e ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka treguar se kur do të merret vendimi.
“Ka përfunduar seanca, është vendosur që vendimi të merret më 27 prill”, ka thënë Haradinaj, teksa ka falënderuar të gjithë ata që kishin dalë ta presin para gjykatës në Francë.
Aty Haraidnaj është shprehur i bindur se do të lirohet.
“Po presim edhe këto tri javë. Jemi të drejtë dhe e drejta ka për të fituar”, ka thënë Haradinaj.